Bisedë telefonike Netanyahu-Mubarak
24/09/2010 16:55
Kryeministri izraelit Netanyahu ka kryer një bisedë telefonike me liderin egjiptian Mubarak për të folur mbi përpjekjet e fundit diplomatike për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia egjiptiane e shtypit, “Mena”, e cila kujton se moratoriumi për ndalimin e ndërtimeve në territoret e pushtuara skadon të dielën.
Mubarak është kthyer dje nga një vizitë dy ditore në Berlin dhe Romë.
Të dy liderët kanë rëndë dakord mbi nevojën e zgjatjes së moratoriumit për t’i dhënë mundësi vazhdimit të bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Top Channel