Ahmadinexhad: 11 shtatori vepër e SHBA-së

24/09/2010 02:10

“Sulmet e 11 shtatorit janë vepër e disa segmenteve të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ringritur ekonominë amerikanë në rënie dhe për të justifikuar ekspansionin në Lindjen e Mesme për të shpëtuar regjimin zionist”.

Kjo është deklarata e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad para Kombeve të Bashkuara, deklaratë kjo që ngjalli kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore që braktisën sallën.

Lideri iranian u paraqit me dy libra, Biblën dhe Kuranin, të cilët siç tha ai konsiderohen si libra të shenjtë.

“Ka njerëz që dëshirojnë të djegin Kuranin, por Kurani është e vërteta dhe e vërteta nuk mund të digjet. Kjo është një Bibël dhe ky është Kurani. Bëhet fjalë për libra të konsideruar të shenjtë dhe ne kemi respekt për të dy”, tha Ahmadinexhad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA