Afganistan, ISAF liron gazetarin e Al Jazira

24/09/2010 12:00

Forca Ndërkombëtare e Asistencës dhe Sigurisë ka liruar sot në Kandahar gazetarin afgan të rrjetit Al Jazira, Muhammad Nadir.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reporteri, i cili u ndalua nga trupat ndërkombëtare dy ditë më parë.

“Sot në të gdhirë një oficer erdhi dhe më tha se jam i lirë”, ka deklaruar Nadir për mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, një tjetër gazetar i Al Jazira, Rahmatullah Nekzad, i arrestuar pas zgjedhjeve, është ende në duart e koalicionit ndërkombëtar.

Ditën e djeshme presidenti afgan Hamid Karzai ndërhyri duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy reporterëve.

Top Channel