SHBA, Forbes: Gates më i pasuri
23/09/2010 09:35
Amerikanët e pasur bëhen gjithnjë e më të pasur. Në 2010 pasuria e tyre shtohet me 8% duke shkuar në 1.370 miliardë dollarë në krahasim me 2007-ën.
Lajmin e ka bërë të ditur “Forbes” që ka bërë një klasifikim të 400 personave më të pasur në SHBA.
Bill Gates është në vendin e parë me një pasuri prej 54 miliardë dollarësh, 4 më shumë në krahasim me vitin e shkuar.
Medalja e argjendtë shkon për Warren Buffet, me 45 miliardë dollarë. Dhjeteshen më të pasur e mbyll kryetari i bashkisë së New York, Michael Bloomberg.
Top Channel