OKB paralajmëron Izraelin
23/09/2010 02:40
Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara u shpreh në një raport të tijin se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar gjatë sulmit ndaj flotiljes turke me ndihma që tentoi të thyente bllokadën e vendosur ndaj Rripit të Gazas.
Në raport thuhet se veprimet e ndërmarra nga forcat speciale izrealite, ku si pasojë e tyre mbetën të vrarë 9 persona ishin të pajustifikueshme dhe që mund të shmangeshin lehtë. Investigimi i Këshillit arrin në përfundimin se ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe provat për penalizim ndaj Izraelit për “vrasje me paramendim”.
Top Channel