OKB, Mazen vlerëson fjalimin e Obama
23/09/2010 21:25
Autoriteti Kombëtar Palestinez ka shprehur vlerësimin e tij për fjalimin e presidentit amerikan Barack Obama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në vecanti është përshëndetur kërkesa drejtuar Izraelit për të zgjatur moratoriumin e ndërtimeve në Bregun Perëndimor.
“E vlerësojmë fjalimin e presidentit Barack Obama për kërkesën e ndalimit të kolonizimit dhe sidomos për deklaratën e lindjes së shtetit palestinez vitin e ardhshëmâ€, ka deklaruar presidenti Abu Mazen.
Gjatë fjalës së tij, Obama deklaroi se, beson se dy liderët Abu Mazen dhe Benjamin Netanyahu kanë guximin për të për të arritur paqen.
Top Channel