Obama: Paqja krijon shtetin palestinez

23/09/2010 16:10

Nëse do të ketë një marrëveshje për paqen në Lindjen e Mesme, vitin e ardhshëm do të mund të krijohet një shtet i pavarur palestinez.

Kështu do të thotë presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin që do të mbajë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Disa pjesë të fjalimit i ka bërë publike vetë Shtëpia e Bardhë për disa media  amerikane.

“Kush mbështet ekzistencën e një Palestine të pavarur, duhet të heqë dorë nga tentativat për të shkatërruar Izraelin”, pritet të paralajmërojë Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA