Kolumbi, vritet kreu ushtarak i FARK-ut

23/09/2010 16:30

Kreu i krahut ushtarak të FARK-ut, Victor Julio Suarez Rojaz, ka mbetur i vrarë në një konflikt të armatosur me ushtrinë kolumbiane.

Vdekja e komandantit, i njohur me nofkat “Jorge Briceno” dhe “Mono Jojoy”, është konfirmuar edhe nga prokurori i përgjithshëm i Kolumbisë, Guillermo Mendoza.

“Nga informacionet që kam marrë nga drejtoria hetimore mund të konfirmoj se operacioni u zhvillua në afërsi të La Makarenës. Mes kufomave të guerrilasve të vrarë është identifikuar edhe ajo e “Mono Jojoy””, ka deklaruar kryeprokurori Mendoza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA