Izraeli, Turqia mirëpret raportin e OKB-së
23/09/2010 17:50
Turqia e ka pritur mirë raportin e Kombeve të Bashkuara mbi sulmin e Izraelit kundër një anijeje me aktivistë pro-palestinezë.
Sulmi i marinës ushtarake izraelite u krye më 31 maj ndaj një anijeje që ishte përpjekur të shkelte bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.
“Raporti është tërësisht i paanshëm. Ai është i bazuar në prova solide dhe ne e vlerësojmëâ€, ka deklaruar shefi i diplomacisë turke.
Nga sulmi i marinës izraelite mbetën të vrarë 9 shtetas turq, gjë që coi në tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Top Channel