Indi, treni i mallrave shtyp pesë elefantë

23/09/2010 10:45

Pesë elefantë janë vrarë nga një tren mallrash në rezervën e Binnaguri, në shtetin Bengal të Indisë.

Kopeja ishte duke kaluar binarët në një pyll të shkretëtirës së Jalpaiguri kur ka mbërritur treni që udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Pesë prej kafshëve kanë ngordhur në vend, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Sipas një zyrtari të zonës, incidente të këtij lloji janë të zakonshme.

Top Channel