Suedi, qeveria, “peshorja” anon nga femrat

22/09/2010 12:20

Qeveria e re suedeze, e cila u ndërtua nga kryeministri aktual, Reinfeldt pas fitores në zgjedhje, do ketë një tipar të vecantë, njëkohësisht të ndryshëm nga qeveritë e të gjitha vendeve në planet.

Pjesa më e madhe e kabinetit të ri qeveritar të Stokholmit do të përbëhet nga anëtaret femra. Një qeveri e vogël me 7 portofole ministrore, kryesohet nga femrat që mbajnë 4 poste.

Simonetta Sommaruga është ndryshimi që ktheu balancën pasi ajo ka zënë vendin e Moritz Leuenberger në Ministrinë e Transporteve, Energjisë dhe Telekomunikacionit. Suedia është një nga vendet e fundit europiane që lejoi të drejtën e votës për femrat në nivel federal, në vitin 1971.

Top Channel