Rusi, shkencëtarët do qëndrojnë në burg

22/09/2010 17:00

Do të qëndrojnë në burg deri në janar shkencëtarët e arrestuar në mars nën akuzën e spiunazhit në favor të Kinës.

Dy docentët, punonjës në Universitetin e Shën Pietërburgut dhe të specializuar në dinamikën e gazrave, u ndaluan sapo ishin kthyer nga një vizitë në Kinë.

Agjencia ruse e shërbimeve sekrete, FSB, i ka akuzuar ata se u kanë kaluar informacione sekrete qytetarëve kinezë, por shkencëtarët i hedhin poshtë akuzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA