Niger, merren peng 5 francezë

22/09/2010 02:30
Të paktën 5 shtetas francezë janë marrë peng nga militantë të armatosur të një organizate terroriste e cila ka lidhje me Al Kaedan.

Pesë francezët u ndaluan në brigjet e lumit Niger në shtetin afrikano-perëndimor. Ata i përkisnin dy kompanive pritave të cilat operonin në zonë, njëra në fushën e energjisë bërthamore e tjetra në fushën e ndërtimit.

Autoritetet njoftojnë se mjaft shpejt do nisin bisedimet për lirimin e tyre, ndërkohë që Al Kaeda kërcënon me vdekje pengjet në rast se Parisi nuk plotëson kërkesat e saj, të cilat ende nuk janë bërë publike.

Top Channel