Izrael, Sharon vazhdon në gjendje kome

22/09/2010 16:55

Ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon vazhdon të jetë në gjëndje kome që prej janarit të vitit 2006.

Megjithatë, së shpejti ai do të transferohet nga spitali në shtëpinë e tij, në shkretëtirën e Negevit, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Gazeta “Yediot Ahronot” sqaron se ishin fëmijët ata që u kërkuan mjekëve që të transportonin të atin në fermën e tij.

Në këtë vend, shton më tej burimi, është varrosur edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit, Lili Sharon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA