Diabeti, zbulohet hormoni kundër urisë

22/09/2010 17:00

Një terapi e re kundër diabetit është zbuluar nga një shkencëtar italian, duke i hapur kështu rrugën një forme tjetër kurimi pa insulinë.

Bëhet fjalë për leptinën, një hormon kundër urisë që kontrollon më mirë gliceminë. Zbulimi është bërë nga Roberto Coppari që punon pranë University of Texas Southwestern Medical Center të Dallasit. Eksperimenti ka rezultuar me sukses në kushte laboratorike, tani mbetet provimi i tij tek pacientët me diabet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA