Afganistan, ISAF arreston gazetarin e Al Jazira

22/09/2010 17:15

Komanda e ISAF në Afganistan ka arrestuar në provincën e Kandaharit gazetarin afgan Muhammad Nadir, korrespondent i rrjetit informativ Al Jazira. 

Dy ditë më parë, ISAF arrestoi në provincën e Ghaznit një tjetër gazetar të të njëjtit televizion, Rahmatullah Nekzad, i cili punonte edhe për agjencinë “AP”.

Më parë, Drejtoria Kombetare e Sigurisë në Afganista kishte arrestuar presidentin e Unionit të Gazetarëve të Pavarur, teksa ai po ndiqte procesin e zgjedhjeve.

Megjithatë, ende nuk janë të qarta shkaqet arrestimeve të tre përfaqësuesve të shtypit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA