Vaksina antigrip parandalon infarktet

21/09/2010 15:35

Vaksina antigrip ka pakësuar rrezikun për të pësuar një atak në zemër. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer në Britaninë e Madhe.

Kërkimi i bërë mbi 78 mijë britanikë me një moshë më të madhe se 40 vjeç, ka nxjerrë se ata që ishin vaksinuar ndaj influencës stinore, kishin më pak mundësi për të pësuar një infarkt.

Efikasiteti ka rezultuar më i madh nëse vaksina injektohet në fillim të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA