Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci është takuar në Nju Jork me shefen e diplomacisë së BE, Catherine Ashton.

Gjatë takimit është diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaci është shprehur se bashkëpunimi ndërshtetëror me Serbinë është fillimi i një kapitulli të ri për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.

Ndërsa baronesha Ashton, nga ana e saj, ka vlerësuar gatishmërinë e Prishtinës zyrtare për të biseduar me homologët e Beogradit.

“Komunikimi është në interes të të gjithëve dhe i hap perspektive zhvilluese vendeve të rajonit”, ka pohuar Ashton.

Dy zyrtarët kanë theksuar njëzëri se bisedimet e reja do të përqendrohen tek cështjet që prekin qytetarët e dy vendeve dhe jo tek statusi.

Top Channel