Suedi, protesta kundër ekstremistëve të djathtë
21/09/2010 10:15
Mijëra persona kanë protestuar në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, kundër hyrjes në Parlament të 20 deputetëve të së djathtës ekstreme.
Ata kanë mbajtur në duar parulla dhe kanë përdorur slogane kundër Demokratëve Suedezë, të cilët kundërshtojnë emigrantët dhe akuzohen për racizëm dhe mostolerancë.
Ndërkohë, kryeministri Fredrik Reinfeldt ka deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e Partisë së Gjelbër për formimin e qeverisë së re.
Partia e Gjelbër është aleate me Social Demokratët e qendrës së majtë. Kryetarja e tyre, Maria Wetterstrand ka deklaruar më parë se blloku i opozitës, që fitoi 157 nga 349 vendet në Parlament, është i bashkuar.
Top Channel