Paris, mjet shpërthyes në binarët e “TGVâ€
21/09/2010 14:20
Një pako me një shpërthyes, tela dhe lëngje që dyshohet të jenë lëndë eksplozive, është gjetur në binarët e trenit francez me shpejtësi të lartë “TGV”, në jug të Parisit.
Zbulimi u bë nga personeli i hekurudhave, që kishte vërejtur një pako të dyshimtë, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve “AFP”.
Sipas burimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e rendit.
Kundërspiunazhi francez foli pak ditë më parë për një mundësi të lartë për atentate terroriste në Paris. Edhe për ministrin e Brendshëm, kërcënimi është real.
Top Channel