Nuk kryen marrëdhënie me gruan, kërkon vjehrrën
21/09/2010 18:55
Një ukrainas me banim në Itali, i pakënaqur nga përkushtimi seksual i bashkëshortes, ka kërkuar që boshllëkun në shtrat t’ia plotësojë vjehrra.
38 vjecari, prej kohësh banues në Itali, pretendon se dëmshpërblimin duhet t’ia japë vjehrra 45 vjecare. Pas kërcënimeve të shumta, kjo e fundit i është drejtuar policisë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Bergamos ku burri u arrestua nga policia. Gjithcka nisi në mbremjen e 18 shtatorit kur 38 vjecari telefonoi vjehrrën dhe e kërcënoi atë, duke i thënë se nuk kryente marrëdhënie me bashkëshorten prej muajsh.
Më pas ai i tha se ajo duhej të “paguante borxhin” e vajzës, në të kundërt do ta vriste.
Top Channel