Nacionalizmi, Japonia paralajmëron Kinën

21/09/2010 09:30

Japonia ka paralajmëruar Kinën se dy kombet duhet të shmangin nxitjen e nacionalizmit ekstrem në konfliktin mbi burgimin e një marinari kinez.

Qeveria japoneze ka deklaruar se dëshiron të përdorë të gjithë kanalët e mundshëm për të shmangur cdo përshkallëzim të situatës.

Nga ana e saj, Kina thotë se ka pezulluar të gjitha kontaktet në nivel qeverie me Japoninë.

Ajo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të marinarit, që u ndalua pas përplasjes së varkës së tij me dy varka të rojës bregdetare japoneze, që ndodheshin në ujëra territoriale të diskutueshme.

“Zyrtarët duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos nxisin ndjenjat e nacionalizmit ekstrem, jo vetëm në Kinë, por edhe në Japoni e vende të tjera”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshito Sengoku.

Top Channel