Koreja e Veriut, 28 shtatori kongresi i PP-së

21/09/2010 02:20

Do të nisë më datë 28 shtator punimet Kongresi i Partisë së Punës në Korenë e Veriut, ku parashikohet kalimi i pushtetit të djali i trete i Kim Jong Il, Kim Jong Un.

Punimet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve koreano-veriore, KCNA, pritet të informojnë bazën me vendimin e liderit Kim Jong Il për t’u tërhequr nga udhëheqja dhe kalimin e pushtetit tek djali i tij i tretë.

Kim Jong Il prej muajsh është tërhequr de facto nga detyra e tij si kreu i vendit komunist. Vizita e tij e fundit zyrtare jashtë Koresë ishte në Kinë para pak javësh.

Top Channel