Irak, artefakte në zyrën e kryeministrit

21/09/2010 10:05

Mbi 600 artefakte i janë kthyer muzeut kombëtar iraken pasi janë gjetur në zyrën e kryeministrit Nouri al Maliki.

Artefaktet, disa prej të cilave datojnë mijëra vjet më parë, ishin kontrabanduar jashtë Irakut në periudha të ndryshme dhe kishin përfunduar në SHBA.

Ato u kthyen në Irak në fillim të vitit 2009, por u zhdukën sërish më vonë. Ministri i Antikitetit, Qahtan al-Jubouri fajësoi procedurat e papërshtatshme të dorëzimit për zhdukjen e tyre.

Ende nuk dihet me saktësi se sa artefakte u zhdukën pasi u kthyhen në Irak. 638 artikujt u zbuluan ditën e diel, të paketuara në kuti kartoni në një magazinë pajisjesh kuzhine, në zyrat e kryeministrit Al Maliki.

Top Channel