Një ngjarje e pazakontë ndodhi në ishullin e Kretës në Greqi. Një prift 37 vjec mori peng një biznesmen 52-vjecar dhe qëlloi në ajer me kallashnikov.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe është parë nga qindra banorë të zonës. Biznesmeni i materialeve të ndertimit u mor peng nga prifti dhe vëllai i tij për motive ende të panjohura.

Pasi prifti e ka pyetur për emrin 57-vjecarin e ka kërcënuar me armë dhe i ka thënë që të futet në bagazhin e tij, ku nuk ka hezituar të qëllojë me kallashnikov në ajër. Viktima është marrë me dhunë është goditur me tyrën e kallashnikovit dhe pas dy orësh pengmarrje është lënë i lirë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të pazakontë, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të priftit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Metropoliti njoftoi përjashtimin e menjëhershëm të priftit nga detyra.

Top Channel