Francë, pakoja e dyshuar, alarmi i rremë

21/09/2010 16:20

Ka rezultuar i rremë alarmi për një pako të dyshimtë në binarët e trenit me shpejtësi të lartë, rreth 50 kilometra në jug të Parisit.

“Nuk kishte asgjë shpërthyese, trafiku ka rifilluar dhe pakoja është neutralizuar nga zjarrfikësit”, është shprehur një zëdhënës i hekurudhave.

Prej të enjtes së shkuar, niveli i gatishmërisë në kryeqytetin francez ka qenë në nivelin e kuq, por prefektura bën të ditur se alarmet e rremë janë të shpeshtë.

Top Channel