
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili ndodhet në New York, ka filluar aktivitetet dhe takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me qëllim lobimin për njohjen e Kosovës.
Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Skënder Hyseni, është takuar me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Francois Bozizé, nga i cili kërkoi që sa më parë ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, hap ky që do të mundësonte pastaj bashkëpunimin e ngushtë në mes të dyja shteteve.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu, ben te ditur Telegraf.
Top Channel