Paris, një shatërvan me ujë të gazuar

20/09/2010 17:40

“La Petillante”. Me këtë emër është pagëzuar shatërvani i parë publik me ujë të gazuar në Francë, që do të inaugurohet nesër në Paris.

“Shatërvani shpërndan ujë me temperaturë ambienti, të freskët, por mbi të gjitha për herë të parë të gazuar”, bën të ditur shoqëria “Eau de Paris”.

“E konceptuar në Itali, ku ndodhen disa lloje shatërvanesh të këtij lloji, ‘La Petillante’ është e vetmja në Francë”, sqaron shoqëria.

Uji do të jetë i disponueshëm falas për publikun në oraret e hapjes së “kopshteve të Reuilly”.

Top Channel