
Ministri i Politikës Sociale në Maqedoni, Xhelal Bajrami deklaroi sot se Maqedonia do ta zgjidhë çështjen e romëve nga Kosova ose me integrim, ose me kthim vullnetar.
Këto komente ai i bëri pas një takimi me ambasadorin e BE-së në Shkup, Ervan Fuere. Bajrami tha se, qeveria, në pajtim me strategjinë kombëtare dhe planet e aksionit, ka marrë përsipër kujdesin për rreth 1.200 romë nga Kosova.
“Shteti u paguan atyre ndihmë sociale, si dhe llogaritë për banimin dhe shpenzimet. Nga të gjithë romët nga Kosova, vetëm rreth 30 familje kanë shprehur dëshirën që të kthehen. Në të ardhmen do të bisedohet në mënyrë më serioze edhe me të tjerët për të gjetur zgjidhjen për kthim vullnetar në Kosovë”, ka pohuar Bajrami.
Top Channel