
Për më shumë se 1 dekadë në Kosovë qarkullojnë makina me targa serbe, të cilat qarkullojnë në bazë të një vendimi të miratuar në vitin 2008 nga UNMIK.
Për deputetin Ibrahim Makolli, vendimi i këtij viti është një absurditet. “Makinat me targa serbe nuk kanë sigurim në Kosovë. Sigurimi është i ndarë dhe dëmet e paguara këtu llogariten deri në 2 miliardë euro në vit”, deklaron ai.
Ndërsa Policia e Kosovës sqaron se targa të tilla nuk do të lejohen më në Kosovë, përvec atyre që mund të kalojnë tranzit në shtetin e ri.
“Tani Kosova është shtet i pavarur dhe nuk lejohet të ketë regjistrime të tilla. Por nëse ato janë lëshuar në mënyrë të ligjshme në Serbi, për të qarkulluar në Kosovë, atëherë i lejon ligji që është miratuar më herët”, deklaron zëdhënësi Baki Kelani.
Ndërkohë, institucionet përgjegjëse bëjnë të ditur se targat e reja do të dalin nga fundi i vitit dhe se do të propozoohet që makinat e Kosovës të mos lëvizin me targat e ish-Jugosllavisë.
Top Channel