Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, tha sot se situata e sigurisë në Kosovë, është e qetë dhe stabile, pavarësisht incidenteve në veri.

Buhler, sipas Telegraf, pranoi se situata në veri është më e ndërlikuar por ajo, sipas tij, nuk mund të zgjidhet me dhunë dhe me forcë ushtarake.

Buhler, tha se KFOR-i ka plan të veçantë operativ dhe se vetëm një alarm i vogël, qoftë ai nga Policia e Kosovës, apo EULEX-i, do të jetë aty pas pak minutash, gjithnjë si reagues i tretë.

Top Channel