“Emri”, Droutas: S’ka diplomaci të fshehtë

20/09/2010 17:35

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutas ka mohuar zërat që aludojnë për takime të fshehta me palën maqedonase për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në një deklaratë për mediat, Droutas ka deklaruar edhe njëherë se Greqia nuk lëviz nga qëndrimi i saj që emri i ri i Maqedonisë të shërbejë për përdorim të përgjithshëm.

“I gjithë procesi po zhvillohet në mënyrë transparente nën patronazhin e OKB-së. Megjithatë, ne konsiderojmë se edhe kontaktet direkte me palën tjetër mund ta ndihmojnë atë”, ka pohuar Droutas.

Ai ka shtuar më tej se në këtë drejtim ishte kryeministri Papandreu që organizoi një takim me homologun Gruevski, të cilin mund ta takojë sërish në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel