Greqi, sondazhet, PASOK në avantazh
19/09/2010 17:45
Sondazhet e para në Greqi kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e pushteti lokal që cilësohen një test për qeverinë Papandreu, tregojnë një avantazh të PASOK-ut.
Sipas këtij sondazhi të publikuar ditën e sotme nga mediat greke, PASOK siguron 34.6 përqind të votave, 25.6 përqind shkojnë për partinë e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes komunistëve dhe nacionalistëve të LAOS-it.
Të anketuarit u pyetën edhe për masat e ndërmarra nga qeveria për të tejkaluar krizën ekonomike, ku 64 përqind e tyre i quajtën të papërshtatshme.
Top Channel