Athinë, 700 kamionë kërkojnë të hyjnë në qytet
19/09/2010 09:35
Qindra kamionë në Athinë kanë bllokuar qytetin si pasojë e protestës 7 ditore, duke kërkuar tashmë edhe hyrjen në qëndër të kryeqytetit helen.
Më shumë se 700 makina janë vendosur në rresht për të kaluar në rrugët e Athinës. Policia po kontrollon situatën, ndërsa për momentin nuk rrezikohet trafiku.
Por gjatë orëve të ardhshme pritet që protesta të radikalizohet, pasi qeveria do cojë për miratim në parlament një ligj që liberalizon këtë sektor.
Top Channel