Venezuelë, arrestohet trafikanti kolumbian

18/09/2010 03:50

Autoritetet venezueliane njoftuan arrestimin e një kolumbiani të dyshuar si kreu i një karteli të fuqishëm droge.

Lajmi njoftohet nga vetë Ministri i Brenshëm i Venezuelës, Tareck El Aissami, i cili nëpërmjet blogut “Tëittet” shkruan se u prangos Alberto Marin, kolumbiani që në vitet ’90 drejtonte kartelin “Norte del Valle”, që mendohet se ka eksportuar kokainë në SHBA më shumë se çdo kartel tjetër.

Ministri El Aisami nuk jep më shumë detaje për arrestimin e Marin, nisur nga fakti që në mikroblog nuk pranohen më shumë se 140 karaktere.

Top Channel