Sërish dhunë në Kashmir, tre të vdekur
18/09/2010 21:45
Një video e transmetuar në Youtube, që tregon 3 separatistë të detyruar nga policia indiane të ecin nudo në rrugë, ka krijuar tensione të reja në Kashmir.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në shtetin indian edhe sot janë verifikuar protesta të përgjakshme, të cilat kanë shkaktuar tre të vdekur.
Në video, që ka shkaktuar një valë reagimi në nivel ndërkombëtar, tre separatistët shfaqen duke ecur të rrethuar nga agjentë policie, të cilët i vënë në lojë.
Rreth 100 protestues kanë vdekur në protestat anti-indiane, të cilat filluan në qershor dhe që cuan në vendosjen e shtetrrethimit në të gjithë Luginën e Kashmirit.
Top Channel