
Në ditën e gjashtë të grevës ndodhen kamionistët grekë që kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke deklaruar se janë të vendosur të shkojnë deri në fund për plotësimin e kërkesave që ata i parashtrojnë qeverisë greke.(UPDATE)
Mbi 750 kamione dhe autobote cisterne ndodhen pergjate rrugeve nacionale qe rrethojne Athinen duke shkaktuar nje kaos ne qarkullimin e makinave. Perballe tyre qendrojne forca te shumta policore te cilat jane urdheruar qe te ndalojne kamionistet te hyjne me automjetet e tyre brenda kryeqytetit grek.
Shpeshhere nuk kane munguar edhe konfrontimet me shofere te tjere te cilet perpiqen qe te hyjne ne Athine me kamionat e tyre qe mbartin mallra dhe artikuj ushqimore dhe qe nuk marrin pjese ne greve.
E njejta situate mbizoteron edhe ne rruget nacionale qe hyjne ne Selanik si dhe ne portin e qytetit, ku ndodhen te palevizura mbi 330 kamiona dhe autobote cisterne.
Nderkohe ne treg kane filluar te shfaqen mungesa te dukshme te artikujve ushqimore dhe te mallrave te konsumit te perditshem, si dhe te ilaceve.
Kamionistet qe kundershtojne menyren se si qeveria liberalizon profesionin e tyre kane paralejmeruar se do te vazhdojne greven deri diten e merkure,dita qe projektligji perkates do te diskutohet ne parlamentin grek,ndersa nga ana tjeter qeveria greke ka bere te qarte se nuk do te beje asnje leshim, ne reformat e zbatimit te Memorandumit te Planit Ekonomik qe kerkohen nga FMN dhe BE.
Top Channel