Bukoshi: Zgjedhjet, jo si në Korenë e Veriut
18/09/2010 18:35
Ministri kosovar i Drejtësisë, Bujar Bukoshi ka përshëndetur kandidaturat e shpallura për postin e kryetarit të LDK-së.
Por, Bukoshi ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe që të jetë vetëm vota ajo që të përcaktojë kryetarin, post për të cilin ai është në garë.
“Duhet të aplikohet një sistem normal, demokratik dhe pa ndërhyrje, ku të jetë vota e lirë ajo që të përcaktojë kryetarin. Sistemi aktual i ngjan atij që aplikohet në Korenë e Veriut”, ka deklaruar Bukoshi.
Ai ka shtuar më tej se është dicka anormale që grupe të caktuara, si Forumi i Grave dhe ai i Rinisë së LDK-së, të shprehin që në fillim mbështetjen ndaj kryetarit aktual Fatmir Sejdiu.
Top Channel