Sri Lanka, shpërthim aksidental, 60 të vdekur

17/09/2010 12:35

Të paktën 60 persona kanë vdekur në Batticaloa, qytet portual në lindje të Sri Lankës pas shpërthimit aksidental pranë një stacioni policor të një makine me lëndë eksplozive.

Viktimat kryesisht janë policë dhe zyrtarët i mëshojnë faktit se ngjarja është incident.

Sipas policisë, kamioni me lëndë të rrezikshme ishte parkuar jashtë kazermës kur shpërtheu aksidentalisht.

Ndërkohë sipas Qendrës Mediatike për Sigurinë Kombëtare mes viktimave ka edhe shtetas të huaj.

Top Channel