Rusi, atentat bosit të krimit në Moskë

17/09/2010 21:25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot botën ruse të krimit, të njohur ndryshe si shoqëria Vor.

Një prej bosëve më të fuqishëm të krimit të organizuar, 73 vjecari Aslan Usoyan, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave Usoyan u qëllua teksa zbriste nga makina e tij, në një zonë 1 kilometër larg selisë së Kremlinit.

Sipas ekspertëve, atentati është një episod i ri që konfirmon luftën mes bandave lokale për kontrollin e territorit.

Sulme të tilla nuk regjistroheshin prej kohësh, që pas kaosit që rodhi nga shpërbërja e Bashkimit Sovietik në vitin 1991, ku ngjarje të tilla ishin në rend të ditës.

Top Channel