
Me anë të zëdhënësit të saj, kancelarja gjermane, Anxhela Merkel ka hedhur poshtë pretendimet e Sarkozisë se Gjermania do të veprojë në të njëjtën linjë me Francën për sa i përket kampeve nomade në vend.
“Anxhela Merkel nuk ka diskutuar kurrë për kampet nomade në Gjermani me Sarkozinë, as gjatë mbledhjes së Këshillit të Europës dhe as në takimet e mëparshme”, thuhet në deklaratën e kancelares gjermane.
Ky ishte përgënjeshtrimi i deklaratës së Sarkozisë që pati thënë më parë se “Merkel e kish siguruar se edhe Gjermania në javët e ardhshme do të ndërmarrë një operacion për dëbimin e kampeve ilegalë”.
Sarkozi dhe Franca ndodhen në qendër të kritikave të institucioneve europiane për sa i përket çështjes së dëbimit të romëve nga vendi. Vetë kreu i Elizesë ka patur një debat të ashpër me presidentin e KE-së, Barroso për sa i përket kësaj çështjeje, ku tha se nuk toleron krahasimin e dëbimit të romëve me atë të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel