Sllovakia shtrenjton naftën për automjetet me targa të huaja, reagon zëdhënësi i KE: Masa diskriminuese dhe të papajtueshme me ligjin e BE-së
Papa Benedikti i 16 –të , ditën e dytë të vizitës në Britaninë e Madhe është takuar në mëngjes me mijëra nxënës dhe studentë në Londer.
Në takimin me nxënësit e St Mary’s University College, në lagjen londineze të Richmond, Papa kujtoi se besimtarët që japin mësim në shkollat katolike duhet të vazhdojnë me devotshmëri punën e tyre. “Prezenca e këtyre pedagogëve është e nevojshme në të gjitha aspektet e shkollimit”, tha Papa. Duke lënë menjëanë tonin formal të fjalimit zyrtar, Ati i Shenjtë ka ndarë një sekret të vogël më nxënësit.
“Kur kam qenë i ri, jam edukuar nga zonjat angleze dhe i jam mirënjohës për atë që më kanë dhënë”, tha Papa.
Për te perditshmet britanike kjo vizite e Atit te Shenjtë në Londër eshte shume me pak intensive se ajo e paraardhesit te tij Gjon Palit te Dyte.
Top Channel