Meksikë, vritet fotoreporteri i njohur

17/09/2010 16:35

Një fotograf i periodikes “El Diario de Juarez” është vrarë në një sulm të kryer nga vrasës profesionistë në Siudad Huarez të Meksikës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave nga sulmi një koleg i fotografit mbeti i plagosur.

Sipas burimeve, dy reporterët po udhëtonin me makinën e tyre kur papritur janë arritur nga një makinë tjetër e cila ka hapur zjarr.

Mesksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë per gazetarët. Që nga fillimi i vitit 2000 e deri më sot janë vrarë 64 gazetarë, ndërkohë që 11 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Top Channel