Kolumbi, moti i keq shkakton 70 viktima

17/09/2010 10:20

Moti i keq që ka prekur Kolumbinë, po shkakton një tragjedi të vërtetë në vendin amerikano-latin.

70 ka shkuar numri i viktimave, ndërsa 150 janë të plagosur për shkak të erërave të furishme dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Brendshme, sipas së cilës, kjo gjendje ekziston në 27 nga 32 shtetet e vendit ku 600 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 132 mijë janë dëmtuar pjesërisht. Sipas shërbimit meteorologjik, koha e keqe do vazhdojë deri në fund të këtij muaji.  

Top Channel