Europë, kafshët migratore shkaktojnë dëme ekonomike

17/09/2010 14:25

Kafshët migratore që mbërrijnë në Europë gjatë stinëve të ndryshme, të shtyra nga ndryshimet klimetarike, i shkaktojnë kontinentit tonë rreth 12 miliardë euro humbje në vit.

Këtë e bëjnë të ditur ekspertët e mbledhur në Kopenhagen. “I kërkojmë Bashkimit Europian të miratojë disa ligje për këto specie”, theksoi një prej eskpertëve gjatë konferencës. Sipas një studimi të kryer së fundmi, në Europë hyjnë rreth 10 mijë specie të ndryshme kafshësh, duke shkaktuar dëmë të mëdha, sidomos në shëndetin e njerëzve. Shembull për këtë janë mushkonjat e infektuara.

“Për shumë prej tyre nuk kemi të dhëna rreth dëmeve që mund të shkaktojnë por shifra 12 miliardë euro mund të jetë edhe më e lartë”, thuhet në deklaratë.

Top Channel