Papa Benedikti mbërrin në Britani

16/09/2010 12:15

Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Edinburg, në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është drejtuar për në Holyrood House, ku do të takohet me mbretëreshën para se të mbajë një meshë masive në ambjent të hapur në Glasgou.

Dhjetra mijëra njerëz kanë zënë vend në rrugët e Edinburgut për ta përshëndetur, edhe pse të tjerë kanë paralajmëruar protesta.

Kjo është vizita e parë që bëhet në Mbretërinë e Bashkuar nga një at i shenjtë, që pas asaj të zhvilluar në vitin 1982 nga Gjon Pali i dytë.

Gjithashtu, kjo vizitë mund të përcaktohet edhe si e para zyrtare, pasi Papa është thirrur nga mbretëresha dhe jo nga kisha.

Avioni ku udhëtonte Papa u ngrit nga aeroporti “Ciampino” në Romë në orën 07:20. Bashkë me të në bord janë edhe 30 persona, zyrtarë të Vatikanit dhe gazetarë.

Top Channel