
Kriza ekonomike detyron britanikët në vështirësisi financiare të përfshihen në tregtinë ilegale të organeve gjë e cila është e dënueshme sipas ligjeve angleze.
Është gazeta ‘The Sun’ nëpërmjet një investigimi të publikuar sot, e cila tregon se si në një faqe internet në Rusi britanikët reklamojnë veshkat për shitje.
“E shes veshkën për 30 mijë stërlina” ky është titulli i ‘The Sun’ që në fakt është deklarata e një 24-vjecari nga qyteti Manchesterit.
Nicky Johnson është njëri prej atyre të cilëve reklamon veshkën për shitje në dy faqe interneti.
Një reporter i fshehtë i gazetës e ka takuar atë duke iu paraqitur si përfaqësues i një familje të pasur arabe e cila kishte të sëmurë një pjestar të familjes.
“Më duhen me urgjencë para ta nxjerr vetën na vështirësitë ekonomike në të cilat jam. Njërën veshkë e shes 30 mijë stërlina plus të gjitha shpenzimet e operacionit jashtë Anglisë” është shprehur Johnson.
Deputeti konservator Patrick Mercer pasi është njohur me investigimin e ‘The Sun’ deklaroi se kjo është aspak etike dhe e rrezikëshm duke shtuar se këtë ngjarje parlamenti duhet ta hetojë.
Top Channel