Iran, lihet e lirë amerikania e burgosur
14/09/2010 14:55
Irani la të lirë amerikanen që mbahej e burgosur prej një muaj nën akuzën e spiunazhit.
Sarah Shurd u ndalua në afërsi të kufirit mes Iranit dhe Irakut, më 31 Korrik të vitit 2009 se bashku me dy amerikanë të tjerë, Shejn Bauer dhe Xhosh Fetëll. Prokurori i Përgjithshëm i Teheranit tha në fundjavë se Shurd do të lirohet pasi te jete paguar dorëzania prej 500 mijë dollarësh.
Një kameraman për rrjetin televiziv amerikan NBC news tha se ajo tashme ka dale nga burg dhe eshte nisur drejt ambasades zviceriane ne Teheran. Dy amerikanet e tjere vazhdojne te mbahen ne burgun e Evinit.
Top Channel