Serbi, kontrolle për financat e Mlladic
13/09/2010 15:35
Agjentë të shërbimeve serbe të sigurisë kanë kontrolluar disa banesa në Beograd, me qëllim zbulimin e detajeve të financimeve në favor të gjeneralit Ratko Mlladic, i kërkuar për krime lufte.
Kontrollet kanë nisur që prej ditës së premte dhe kanë pasur si objektiv shtëpitë dhe zyrat e katër personave, si dhe zyrën e një kompanie që i përket një ish-bashkëpunëtori të Mlladic.
“Ne duam të zbulojmë më shumë detaje për financimin e Mlladic”, ka deklaruar një zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, i cili ka preferuar të mbetet anonim.
Top Channel