Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka denoncuar sërish sot përjashtimin e gjuhës shqipe nga kategoria e gjuhës zyrtare.

PDSH i ka drejtuar një sërë akuzash partisë shqiptare në pushtet, BDI, e cila sipas saj nuk po bën asgjë për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Dua të sqaroj për Abdylaqim Ademin, Ali Ahmetin dhe BDI-në se si ka vdekur një nga shtyllat kryesore të MO, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Ky është ligji për përdorimin e gjuhëve, që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar anëtari i kryesisë së PDSH-së, Imer Aliu.

Top Channel